Deficiti tregtar kap vlerë 4.7 miliardë euro, prijnë importet nga Serbia

Opoja.net Opoja.net Kosova

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat ku tregojnë për një deficit tregtar më i lartë për 20,1% në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021

“Tregtia e mallrave në vitin 2022 kishte deficiti tregtar në vlerë prej 4,7 miliardë euro, që tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (20,1%) krahasuar me vitin 2021, ku edhe në këtë vit kemi  bilanc negativ. Totali i eksporteve në këtë vit ishte 920,4 milionë ëeuro, ndërsa importi 5,6 miliardë euro. Eksporti mbulon importin për vetëm 16.3%”, thuhet në raport.

Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat Kosovare gjatë vitit 2022 me atë të vitit 2021 shifrat tregojnë se kemi një  rritje vjetore për (21,8%), rritje e cila ka edhe më tutje bilancin negativ tregtar të Kosovës.

Ndërsa të  dhënat e tregtisë së mallrave për  Importin e Kosovës  në vitin 2022 kanë shënuar një rritje vjetore rreth (20,4%) duke krahasuar me vitin paraprak 2021.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 23,11% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 19,53% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 13,89% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11,30 e përbëjnë produktet minerale, 7,56% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 3,62% e përbëjnë produktet bimore, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 18,54% e përbëjnë produktet minerale; 11,58% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,08% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike; 10,52 e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7,27 e përbëjnë mjetet e transportit; 7,15% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 311,8 milionë euro, ose rreth 33,9% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (31,1%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9,5%), Italia (5,0%), Holanda (3,2%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 2,4 miliardë euro, ose 42,4% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 15,1%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (10,8%), Greqia (5,5%), Italia (4,9%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 333,6 milionë euro, ose 36,2% të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej (19,8%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (12,9%), Shqipëria (11,1%),  Serbia (6,8%), Mali i Zi (4,2%).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 1,0 miliardë euro, ose 17,7% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (12,1%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6,6%), Maqedonia e Veriut (5,0%), Shqipëria (4,5%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 275,1 milionë euro, ose 29,9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: SHBA (14,8%) dhe  Zvicra (7,6%).

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 2,2 miliardë euro, ose 39,9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,9%) dhe Kina (9,7%).

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-