Deklarohen të pa fajshëm të pandehurit të cilët akuzohen për vjedhje të kabllos elektrike

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Dragash – Të enjten, në seancën fillestare e cila është mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash janë deklaruar të pa fajshëm, të pandehurit Dashmir Gashi dhe Taulant Krasniqi, të akuzuar për veprën penale të vjedhjes.

Pas leximit të aktakuzës, nga ana e prokurorit Beqë Shala i akuzuari Gashi, ka thënë se nuk e ndjen veten fajtor për veprën e cila i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Edhe i pandehuri tjetër, Taulant Krasniqi, ka deklaruar se është i pa fajshëm dhe kërkon nga gjykata që të kaloi direkt në shqyrtim gjyqësor, në të cilin edhe do ta dëshmoj pafajësinë e tij.

Gjyqtarja e çështjes Sabaheta Kurteshi, pasi që ka aprovuar kërkesën e të pandehurve për të kaluar në shqyrtim gjyqësor, seancën e radhës për këtë rast, e ka caktuar për me datën 3 mars 2021, në ora 09:30.

Në bazë të aktakuzës se datës  2 shtator 2016, ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, të pandehurit Taulant Krasniqi dhe Dashmir Gashi, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer  veprën penale të vjedhjes.

Ata akuzohen se me 7 maj 2015, në orë të pavërtetuar, në fshatin Zym, komuna e Dragashit,në vendin e quajtur “Pishat e Zymit”, në bashkëveprim, personit tjetër ja marrin pasurin,me qellim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër.

Vepra është kryer në atë mënyrë, që të pandehurit kanë arritur ta shfrytëzojnë momentin e volitshëm, kanë shkuar në  vendin e lartcekur dhe nga aty marrin 250 metër kabllo elektrike, në vlere prej 750 euro dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

Sipas aktakuzës, me këto veprime ata kanë kryer veprën penale të “vjedhjes” nga neni 325 paragrafi 1,lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-