LLOJET E DËMËVE MATERIALE TË SHKAKTUARA NGA USHTRIA DHE POLICIA SERBE GJATË LUFTËS NË VITIN 1999 NË TREVEN E OPOJËS
Dëmët që i shkaktoi Serbia ndaj popullatës shqiptare në Kosovë të shumta e të ndryshme, duke u nisur që nga vrasjet e njërëzve (grave, pleqve e fëmijëvë), deportimin e shqiptarëve nga shtëpitë e tyre e deri te vjedhjet e plaçkitjet e ndryshme qofshin të natyrës materjale e deri te ato shpirtërore. Djegiet e shtëpive gjithashtu kanë qenë një nga veprimet e zellshme të pushtuesit serbë, ku pas plaçkitjes i kanë vënë zjarrin mbrapa, me qëllim të pastrimit nga faqja e dheut të çdo gjëjë shqiptare.
Edhe në trevën e Opojës ka patur dëme të natyrës së ndryshme të cilat janë bërë edhe para shpërmguljes së popullatës opojane, por veçmas janë intensifikuar pas shpërnguljes së kësaj populate, pra pas 28 marsit 1999.
Duke e pasur parasysh kohën e shkurtër të operimit serbë për palçkitjen dhe shkatërrimin e çdo gjëje shqiptare, koha nuk ka premtuar për ta shndërruar tërë fshatrat e Opojës në tokë të djegur, për disa arsye:
Së pari, koha ishte shumë e shkurtër, sepse gjatë kësaj kohë për çdo ditë bëhej bombardimi i Serbisë nga forcat e NATO-s, kështu që kjo gjë ja vështirësonte deri në ekstrem operimin e forcave serbe.
Së dyti, ka të ngjarë që shtëpitë e fshatrave të planifikoheshin më vonë për tu popular me kolonë serbë të sjellë nga viset e Kroacisë ku Serbia kishte bërë dëme të mëdha popullatës kroate, si dhe nga viset e Bosnje e Hercegovinës, ku Serbia kishte kryer gjenocid ndaj popullatës muslimane dhe si rrjedhojë popullata serbe e shpërngulur nga ato vende qoftë për shkak të krimeve që kishte kryer, qoftë për shkak të pasigurisë që ndjente për të qëndruar në ato vende ishte shpërngulur në Serbi dhe Serbia mendonte ti ristemonte në tokat shqiptare në Kosovë duke ua ofruar edhe pasurinë e shqiptarëve në shfrytëzim. Praktikë kjo e njohur nga veprimet e Serbisë edhe në periudhat e kaluara si para Luftës së Dytë Botërore ashtu e pas kësaj lufte.
Dhe së treti, në këtë kohë gjatë operimit të operacioneve të plaçkitjes sërbe në shtëpitë e shqiptarëve në Opojë, në shumë raste si duket, dhunshëm i kanë marrë si punëtorë fizik shumë mëshkuj të mobilizuar dhunshëm e të pamobilizuar fare nga treva e Gorës. Kështu që goranët në shumë raste nuk kanë shprehur vullnetin e tyre për t’ua vënë flakën shtëpive të fshatrave të Opojës, qoftë dikujt pse nuk i ka bërë zemra pëe një gjë të tillë, qoftë se dikush mund të jetë mjaftuar me ndonjë vjedhje edhe për vete, qoftë edhe për faktin se eprorët serbë nuk kanë pasur shumë kohë për një komoditet të tillë, nga se çdo ditë bëheshin bombardime.
Megjithatë në Opojë ka pasur dëmë të natyrave të ndryshme të cilat po i përmendim sipas kronologjisë së llojeve të dëmëve serbe të shkaktuara ndaj shqiptarëve të Opojës.
Dëmet në teknikë të bardhë (Televizorë, Satelit, Antena, Stabilizator, Video, Studio, Kamerë, Radio, Transistor, Shporeta elektrik, Shporeta druri, Stufa, Ngrohtore, Ujti elektrike, Fëshisa elektrike, Frigorifer, Frigo friz, Makina larëse, Mikser, Bojler, Vaska banjosh, Hidrofor, Motor uji, Furrë elektrike (Tupan), Makina shkrimi, Fotoaparate, Makina qepëse, Aparat fotokopjimi, Dylbi, Ftinj, Aparate EKG- për punën e zemerës, Makina për flokë, Makina për grirje mishi, Fem – Flokëterëse, Tensiometër, Kompjuter, Hekur elektrik, Korrektor elektrik, Termo elektrike për ngrohje).
Dëmet në Mobilje Banimi/Shtëpie (Dhomë fjetje, Shtretër, Vitrina, Kuzhina complete, Tavolinë kuzhine, Karriga, Tavolina dhome, Fotele, Tepiha, Batanije, Jambulia, Qarshafa për shtretër, Qarshafa të tavolinës, Dyshek-shpuzë, Jorgana për fjetje, Mbështjellësa jorgani, Jastek, Perde, Punime artizanale femrash (Goblena), Rroba veshjeje, Qeiz – rroba të nuserisë, Orë muri, Mulli për bluarje të kafesë, Stoli ari, Orë dore, Njesorë- matës elektrik, Mikroskop, Mobilje të ndryshme, Rregall rrobash, Karrika stomatologjike, Parket, Shkallë të demoluara të shtëpive, Llustera elektrik).
Dëmet në Pajisjete Kuzhinës (Servis kafeje, Servis qaji, Xhezve kafeje, Filxhana – gota, Servis gotash, Tabak kafeje, Tenxhere, Lugë gjelle, Piruna, Thika, Pjata, Fertere (Tigan), Tepsia, Legenë, Sofra, Ibrik uji/çaji, Mullinjë për bluarjen e kafesë, Sanitari, Enë amvisërie, Paisje të kuzhinës).
Dëmet në Vegla të Punës në: Ndërtimtari, Bujqësi, Përditshmëri (Makina druri (brus), Makakina shpuse, Sharra elektrike, Sharra dore, Dana për rrymë, Dana të kuajve, Sëpata, Teslica, Çekana, Llopata, Kosa dore, Tërfurqë, Kazma, Kmesa, Drapinjë, Shatë për mihje, Grabuja hekuri, Grabuja plastike, Grabuja druri, Blloka ndërtimi, Tulla ndërtimi, Tel-Armaturë, Lëndë druri, Dërrasa ndërimi, Cimento, Tjegulla, Dyer-dritare, Karroca për bartje, Makina për përzierjen e betonit, Motosharra, Salduese, Hilt për betonthyerje, Garniturë çelsash, Bilardo, Zdruktha, Mbushes akumulatori, Kompresor, Pllaka të keramkës, Agregat për prodhim rryme me naftë, Pompë lyerse, Garniturë kacavidash, Vinqa, Aparat për spërkatje, Letkon, Xhama dritarësh të thyera, Vegla pune, Frezë shkurtuese – prerëse, Brisqë për zbukurime në dru, Makina zbukurimi – lëmimi, Brusalicë, Sharra diamat, Skele për ndërtim).
Dëmet në Blegtori (Lopë, Dema, Mëshqerra, Viqa, Dele, Qëngja, Dhi, Edha, Kuaj, Buallica, Qenë, Gomerë).
Dëmet në Makina Bujqësore (Traktorë, Rimorkio, Pllugje, Vllaqa, Makinë kositëse, Spërkatëse, Mbjellëse gruri, Mbjellëse misri, Ngarkues zhavorri, Mbedhëse bari, Pijatore, Presa bari, Autokombajë, Multikultivator, Kamiona, Automjete, Autobusa, Goma automjetesh, Makina për prodhimin e pijeve joalkoolike).
Dëmet në produktet Ushqimore (Grurë, Miell, Oriz, Miser kokërr, Elb, Fasule, Patate, Speca, Domate, Rrush, Mish, Djath, Yndyrë-vaj, Sheqer, Kripë, Pije alkoolike dhe joalkoolike).
Dëmet në Ekonomitë Familjare (Shtëpi banimi të shkatërruara/dëmtura, Shtalla bagëtish, Plema për zahire, Hangare makinash, Hambar drithi, Rrethore pronash, Rrjete elektrike, Rrjete ujesjellësi, Mallra të konsumit të gjërë nëpër shitore).
Dëmet në Shpezëtari (Pula vojse, Brojler për rritjen e zogjëve, Zogjë, Biba, Rosa, Pata, Bletë).
Dëmet nëushqimin e kafshëve (Jongjë, Kashtë, Talla misri, Misër, Koncentrat, Thekër, Pleh artificial, Barë).
Dëmet në Pemtari dhe Vreshtari (Molla, Kumbulla, Vreshta, Dardha).
Dëmet në hidroekonomi (Puse uji të shkatërruara).
Dëmet në pylltari (Mal, Dru në metër kub).
Dëmet në industri (Mullinjë kalsik për bluarje të drithërave, Kazana rakie, Lokale afariste,
Dëme tjera (Pushkë gjuetie, Vaj motorash, Benzinë, Naftë, Sapun, Detergjent).
Shtëpi të djegura.
Shiko DOKUMENTARIN – Pas luftës dhe kthimi i UÇK-së në Komunën e Dragashit
Autor: Bedri HALIMI
(Opoja.net)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.