Dënohet me 150 euro gjobë i akuzuari që pranoi fajësinë për vjedhje pylli në Dragash

Opoja.net Opoja.net Kronika

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, të enjten, e ka dënuar me 150 euro gjobë të akuzuarit për vjedhje të pyllit, Ardijan Fetahu.
Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi Bekri Vehapi, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohej, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari është shprehur se ndihet i penduar për veprën që e ka kryer dhe ka kërkuar nga gjykata që gjatë shqiptimit të dënimit t’i merr parasysh rrethanat lehtësuese.
Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar as prokurori Milot Krasniqi, pasi siç ka thënë ai, ky pranim është bërë në mënyrë të vullnetshme.
Gjykatësi Vehapi, të pandehurin e ka obliguar edhe me shpenzimet procedurale dhe atë 20 euro në emër të paushallit gjyqësor si dhe 30 euro në emër të viktimave të krimit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 12 nëntor 2018 nga Prokuroria Themelore në Prizren, Ardijan Fetahu akuzohet se më 11 tetor 2018, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Vllatk” në Dragash, me qellim të vjedhjes, me sharrë motorike ka prerë dru, në total 2.72 m3, me ç ‘rast Komunës së Prizrenit, Drejtorisë për Planifikim, Zhvillim, Bujqësi dhe Pylltari, i shkakton dëme material.
Me ketë veprim, akuzohej se ka kryer veprën penale “vjedhja e pyllit” nga neni 358 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-