Dëshmorë e luftetarë nga Opoja në luftën e Çanakalasë një ngjarje e rëndësishme për popullin turk, Televizioni turk I Ankarasë kan ardhur në fshatin Bellobrad të Komunë së Dragashit për ti vizituar disa luftetarë të kësaj lufte.
16-17 mars 2015 në odën e Haxhi Milazim Baxhakut është incizuar nga Televizion turk i Ankarasë, një emision kushtuar luftës së madhe të Çanakalasë.
Në këtë luftë të Çanakalsë kanë marr pjesë edhe mjaft luftëtar opojan, qofshin si ushtar ose vullnetar të cilët edhe kishin ra dëshmor.
Për këtë ngjarje të rëndësishme historike për popullin turk dhe dëshmorët e Opojës kanë folur:
Muharrem Qafleshi – historian
Idajet Qafleshi – familjar i të rënëve dëshmor në Çanakala , të Fazli dhe Vehbi Qafleshit.
Sali Qafleshi – familjar i dëshmor në Çanakala Salih Qafleshi
Milazim Baxhaku – evokoi për rëndësinë e kësaj luftë dëgjuar nga më të vjetrit, dhe
Naim Baxhaku – poet recitoi një vjershë të shkruar nga vet ai, që ia kishte kushtuar kësaj ngjarje të madhe historike.
Ky shenim është marrë nga Facebook: Lagjja Baxhaku-Bellobrad
Pas trasmetimit të këtij emisioni do të publikojmë edhe në Portalin Opoja.net.
(Opoja.net)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.