Dhëndri me familjarë e bëjnë llom mikun në Prizren, e sulmojnë me mjete të forta

Opoja.net Opoja.net Kronika

Konfliktet mes familjes së gruas dhe dhëndrit, janë të shpeshta në vendin tonë. Ato shpesh eskalojnë edhe në fyerje, të shara e sulme fizike. E përpos grushteve, në shumë raste përdoren edhe mjete të forta, të cilat shpeshherë rrezikojnë t’u shkaktojnë lëndime serioze viktimave, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë mëngjesin e djeshëm në rrugën ‘Ismet Jashari’ në Prishtinë, ku një person ka denoncuar dhëndrin dhe familjarët e tij për sulm fizik.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 26-vjeçari ka deklaruar se të dyshuarit e kanë sulmuar me mjete të forta dhe si pasojë e kësaj ka marrë lëndime trupore.

Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që dy nga të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa njëri nga ta ende s’është paraqitur për të dhënë dëshminë para organeve të hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




- Reklama-
- Reklama-