Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se moti përgjatë javës së parë të nëntorit do të jetë kryesisht me reshje shiu, por do të ketë edhe ditë me diell.
Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celisus, ndërkaq ato maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s”, ka bërë të ditur IHK.
Njoftimi i plotë:
Parashikimi i motit për pesë ditë (01 – 05 nëntor 2021)
Java e parë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte.
Ndërsa ditët tjera kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Në fushat termike do të ketë rritje të lehta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.