William Montgomery, ish ambasadori i ShBA-ve në Beograd, ka folur për marrëveshjen e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë që vendi i tij i mbështet kosovarët dhe se nuk do të lejojë një “zgjidhje të keqe”.
Në një intervistë dhënë Tanjugut, ish-ambasadori ameriakn tha se vetëm një person në rajon ka forcën dhe dëshirën për një zgjidhje të mirë, e i cili sipas mendimit të tij është presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
“Presidenti juaj është një lider i fortë që e kupton shumë mirë politikën ndërkombëtare dhe ai është personi i vetëm në rajon që ka forcën dhe dëshirën për të arritur një zgjidhje të mirë për këtë problem. Pyetja është nëse forcat ndërkombëtare dhe ndarjet e brendshme kosovare-shqiptare do të mundësojeni atë. “Unë jam pesimist”, tha Montgomery për Tanjug, transmeton Gazeta Metro.
Z.Montgomery në këtë intervistë po ashtu ka shprehur respektin e tij për të dërguarin special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçakun, për të cilin thotë se e ka njohur qe 20 vjet.
I pyetur se si e sheh rolin e Shteteve të Bashkuara në procesin e arritjes së një zgjidhje përfundimtare dhe nëse Shtëpia e Bardhë do të bashkëpunojë me Brukselin, dhe nëse mund të priten disa nisma të pavarura nga Shtëpia e Bardhë, Montgomery tha: “Falë Zotit, aktualisht Administrata amerikane do të pranojë marrëveshjen që Lajçak do të arrijë “.
Ai theksoj se duhet të merret parasysh se komuniteti i politikës së jashtme amerikane mbështet fuqimisht shqiptarët e Kosovës dhe do të bëjë gjithçka që të parandalojë çdo marrëveshje të keqe mes dy vendeve.
Kur u pyet se si e sheh ai aktualisht politikën e shtetit serb, duke marrë parasysh rrethanat rajonale dhe ndërkombëtare, por edhe të brendshme – pengimin e zgjedhjes së opozitës me qëllim të delegimit të qeverisë, për të cilën ata marrin mbështetje nga disa adresa evropiane, Montgomery kujton se për 30 vjet, ai kundërshton çdo bojkot të zgjedhjeve.
Sipas tij, bojkoti është kundërproduktiv.
Kujtojmë se Kosova dhe Serbia mund të kthehen shumë shpejt në tavolinën e dialogut pas heqjes së masës së reciprocitetit nga Qeveria Hoti, të cilën Beogradi e përdorite si pengesë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.