Disa fëmijë gjejnë 100 euro në rrugë dhe i dorëzojnë në xhaminë e fshatit Bresanë të Opojës

Opoja.net Opoja.net Opoja

Imami i xhamisë së fshatit, Bresanë të Opojës, Kasam Muhameti, ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, se para disa ditësh, disa fëmijë të këtij fshati kanë gjetur në rrugë 100 euro dhe ia kanë dorëzuar paratë në xhami. Imami ka bërë thirrje që personi të cilit i kanë ka humbur këto para, të paraqitet në xhami për t’ marrë ato.

“Para ca ditësh, në njërën rrugë afër xhamisë së re në Bresanë, disa fëmijë i kanë gjetur 100 € dhe ua kanë dorëzuar disa xhematlinjve.

Sot kjo shumë e parave na është dorëzuar neve. Ai që e di se janë të tija dhe i kanë humbur, mund të vij për t’i marrë.”, ka shkruar imami, Kasam Muhameti.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-