Disa komuna dhe Qeveria nënshkruajnë “Kartën për komunë të gjelbër dhe të qëndrueshme”

Opoja.net Opoja.net Opoja

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të “Kartës për komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme” mes disa komunave dhe Qeverisë së Kosovës.

Komunat të cilat kanë nënshkruar për këtë projekt janë: Dragashi, Drenasi, Ferizaj, Gjakova, Gjilani, Graçanica, Hani i Elezit, Juniku, Kamenica, Klina, Malisheva, Mamusha, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Podujeva, Prishtina, Rahoveci, Shtimja, Skenderaj, Vitia dhe Vushtrria.

“Nevoja për ndryshime transformuese sa vjen e rritet. Na nevojiten vendime e projekte që forcojnë ekonominë tonë dhe mbrojnë mjedisin në të njëjtën kohë. Zhvillim në harmoni me natyrën, e jo në kundërshtim me të”, citohet të ketë thënë kryeministri Albin Kurti.

Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, citohet të ketë përgëzuar Qeverinë dhe komunat për këtë nismë të rëndësishme për Agjendën e Gjelbër.

Sipas komunikatës është bërë e ditur se “Përmes Kartës për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme”, Qeveria synon të përmirësojë performancën ekonomike, të nxisë inovacione për të krijuar sektorë të rinj biznesi, për t’i bërë komunat të qëndrueshme në aspektin mjedisor dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-