Disa nga thëniet më të bukura që keni lexuar për jetën

Kuriozitete
Disa nga thëniet më të bukura që keni lexuar për jetën

Jeta është shumë e shkurtër për ta humbur, duke bërë realitet ëndrrat e të tjerëve.

(Oscar Wilde)

Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur ke lindur dhe dita kur ke kuptuar përsenë.

(Mark Twain)

Jeta është si një jehonë: nëse nuk të pëlqen ajo që të kthen mbrapsht, duhet të ndryshosh mesazhin që dërgon.

FIRMA JUAJ +383 45563059

(James Joyce)

Të jetosh është gjëja më e rrallë në botë. Shumica e njerëzve thjesht ekzistojnë dhe kaq.

(Oscar Wilde)

Eshtë e rëndësishme të shtoni më shumë jetë në vitet tuaja, jo më shumë vite në jetën tuaj.

(Anonim)

Jeta është një kanavacë e madhe: derdhni mbi të gjithë ngjyrat që mundeni.

Do të të kritikojnë gjithmonë, do të flasin keq për ty dhe do ta kesh të vështirë të takosh dikë që të pëlqen ashtu siç je! Kështu që jeto, bëj atë që të thotë zemra jote, jeta është si një lojë, por ajo nuk ka prova fillestare: këndo, vallëzo, qesh dhe jeto intensivisht çdo ditë të jetës tënde, përpara se opera të përfundojë pa duartrokitje.

(Charlie Chaplin)

Jepini çdo dite një shans për të qenë më e bukura e jetës tuaj.

(Mark Twain)

Jeta nuk matet me numrin e frymëmarrjeve tona, por me momentet që na lënë pa frymë.

(Maya Angelou)

Ka vetëm një lumturi në jetë: të dashurosh dhe të dashurohesh.

(George Sand)

Jeta nuk ka të bëjë me pritjen e stuhisë, por me të mësuarit e vallëzimit në shi.

(Mahatma Gandhi)

Duajeni jetën më shumë sesa logjikën e saj, vetëm atëherë do ta rrokni kuptimin e saj.

(Fjodor Dostojevski)

E gjithë larmia, e gjithë kënaqësia, e gjithë bukuria e jetës përbëhet nga hija dhe drita.

(Lev Tolstoy)

Ndodhin gjëra që janë si pyetje. Kalon një minutë, ose kalojnë vite, dhe pastaj jeta përgjigjet.

(Alessandro Baricco)

E mahnitshme, e marrë, e pamend, e çuditshme, e mrekullueshme.

Jeta.

(Fabrizio Caramagna)

Gjithmonë e mahnis veten time. Eshtë e vetmja gjë që e bën jetën të ia vlejë ta jetosh.

(Oscar Wilde)

Pesë gabime që i bëni gjatë vozitejes, as nuk e dini që po i bëni

Opoja.net

Gruaja më pjellore në botë me 44 fëmijë, më në fund ndalon lindjet

Opoja.net

Ky është amerikani që fitoi dy herë nga katër milionë dollarë në llotari

Opoja.net

Dy vëllezër vdesin natyrshëm brenda 20 orëve (VIDEO)

Opoja.net

Familja Alibajro, farkëtarët e vjetër të Prizrenit, tre shekuj traditë (VIDEO)

Opoja.net

Jahjaga takon djaloshin kosovar me koeficient të inteligjences 145

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net