DKA në Dragash në koordinim me MASHT edhe këtë vit ka vazhduar me trajnimin e mësimdhënësve

Opoja.net Opoja.net Opoja

Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash në koordinim me MASHT edhe këtë vit ka vazhduar me trajnimin e mësimdhënësve për realizimin dhe zbatimin e Kurrikulës së re për vitin shkollor 2019/20.

Trajnimet janë duke u organizuar për fushën kurikulare për klasët përgatitore, klasën e parë gjuhë dhe komunikim dhe shkenca natyrore me grupe të ndryshme të pjesëmarrësve.

Drejtoria Komunale e Arsimit ka bërë monitorimin e trajnimeve, sigurimin e materialeve shpenzuese dhe janë kujdesur për mbarëvajtjen e suksesshme të organizimit të trajnimit në mënyrë që procesi i zbatimit të Kurikulës së re të shkojë sipas planifikimeve.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash, falënderon të gjithë mësimdhënësit e shkollave të komunës sonë dhe trajnerët për seriozitetin, gatishmërinë dhe angazhimin maksimal që po tregojnë, në mënyrë që procesi edukativo-arsimor të jetë sa më cilësor dhe i suksesshëm. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-