Do të jetë më i paguari në klub, zbulohet paga e Vedat Muriqit te Mallorca

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Vedat Muriqi ka kompletuar transferimin te Mallorca disa ditë më parë pas një huazimi gjashtë mujor në qytetin bregdetar spanjoll.

Sulmuesi kosovar u largua nga Lazio me Mallorcën që besohet se ka paguar rreth 10 milionë euro, edhe pse shifrat e transferimit nuk janë zbuluar nga asnjëri klub.

Por përkundër që shifrat e transferimit nuk janë zbuluar, paga që lojtari do të fitojë te Mallorca është zbuluar.

28-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Mallorcan dhe është bërë futbollisti më i paguar tek kjo skuadër.

Reprezentuesi kosovar do të fitojë një pagë javore prej 42 mijë eurove, apo në vit do të ketë hiq më pak se 2,2 milionë euro neto.

Kjo është paga e njëjtë që prizrenasi e fitoi edhe te Lazio edicionin për dy vite sa qëndroi te Biancocelestët.

Me kontratën pesë vjeçare nëse respektohet deri në fund, Muriqi nga Mallorca do të marrë 11 milionë euro.

Muriqi është më i paguari te Mallorca, derisa vendin e dytë në listën e pagesave e zë Pablo Maffeo me 1,880,000 neto në stinor.

Ndërkohë pjesa tjetër e skuadrës nuk e kalojnë asnjë milionin në vit, pasi i treti është Iddrisu Baba me 780 mijë e top pesëshen e mbyll Giovanni Gonzalez me 760 mijë euro në sezon.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-