Dogana: Kosovarët shpenzojnë 300 milionë euro në duhan brenda vitit

Opoja.net Opoja.net Kuriozitete

Rreth tre mijë tonë duhan, në vlerë mbi 300 milionë euro, kanë shpenzuar qytetarët e Kosovës brenda një vitit.

Ndërkohë, qytetarët janë të pakënaqur me punën e autoriteteve përgjegjës për zabtimin e ligjit kundër konsumimit të duhanit në vendet publike.

97 për qind e sasisë së duhanit që futet në vendin tonë, është i paketuar dhe gati për konsum, derisa importi i fletëve të duhanit është i vogël.

Kështu bëri të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i cili thotë se brenda 10 viteve të fundit në shtetin tonë, mesatarja vjetore e importit të duhanit arrin rreth 300 mijë tonë, përcjell Klan Kosova.

“Realisht importi i duhanit në Kosovë brenda një viti shkon rreth 3000 mijë tonë, ka vite kur e kemi 2 mijë e 700 apo 2 mijë e 800, mirëpo një mesatare vjetore në 10 vitet e fundit është rreth 3000 mijë tonë. Në vitin 2019 i kemi pasur rreth 2800 tonë. Në vitin 2020 ndoshta edhe për shkak të pandemisë ka qenë i vetmi produkte nuk është afektuar as në import, as në vlera të importit, kjo i bie në sasinë e njëjte, faktikisht deri tash janë importuar deri në 700 tonë”.

Derisa flet për importin e duhanit, ai thotë se ka shumë pak import të fletave të duhanit.

“Duhani që futët në Kosovë 97% futet i paketuar për konsum të menjëhershëm, derisa kemi shumë pak import të fletave të duhanit, kryesisht kemi edhe një problem me atë që ka edhe kontrabandim të fletave të duhanit por në nivele minimale, jorelevante në aspektin financiar”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-