Dogana tregon se sa është importuar vaj gjatë vitit 2021 në Kosovë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se gjatë vitit 2021 në Kosovë janë importuar importuar vaj luledielli i përpunuar rreth 17.7 milion litra vaj derisajanë importuar edhe 5  milion litra vaj luledielli i papërpunuar.

Po ashtu Dogana ka treguar edhe se si kanë variuar çmimet dhe gjatë tërë vitit.

“Derisa vajrat e papërpunuara nuk paguajnë asnjë taksë pasi konsiderohen lëndë e parë për prodhim. Derisa në vitin 2022 (periudha Janar -Shkurt dhe një pjesë e marsit) në Kosovë janë importuar 3.3 milion litra vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milion litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat uqshimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit këtyre dy muajve nga 1.22 euro/cent deri në 1.45 euro/cent”, thuhet ne komunikatë.

Komunikata e plotë:

Prishtinë 11 mars, 2022 pas ngritjes së çmimeve dhe shqetësimeve të qytetarve dogana ka analizuar sektorin e importit të vajrave ushqimore dhe si në vijim njofton publikun lidhur me analizat e çmimeve të importit.

Gjatë vitit 2021 në total janë importuar vaj luledielli i përpunuar rreth 17.7 milion litra vaj derisa janë importuar edhe 5 milion litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat uqshimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit 2021 duke filluar 1.11 euro/cent në janar të 2021 e ka shënuar rritje ne 1.44 euro/cent në dhjetor të vitit 2021, derisa taksat që paguan një litër vaj në import është TVSH-ja e reduktuar 8%.

Derisa vajrat e papërpunuara nuk paguajnë asnjë taksë pasi konsiderohen lëndë e parë për prodhim. Derisa në vitin 2022 (periudha Janar -Shkurt dhe një pjesë e marsit) në Kosovë janë importuar 3.3 milion litra vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milion litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat uqshimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit këtyre dy muajve nga 1.22 euro/cent deri në 1.45 euro/cent.

Drejtoria e Doganës, 10.000 Prishtinë, Kosovë.

Tel & Fax (++ 381 38) 540 350 /540 836

www.dogana-ks.org

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-