Opoja.net

Dragash: Hapet qendra për shërbime Këshilluese për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Natyra Opoja
Dragash: Hapet qendra për shërbime Këshilluese për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Dje më 17 maj 2016 në Dragash është bërë hapja zyrtare e “Qendrës Informative Këshillimore dhe Zhvillim Rural”, në një takim në kuvendin komunal në Dragash, nga përfaqësuesit e qeverisë, nga departamenti përkatës, si dhe përfaqësuesit komunalë të bujqësisë, me bujqit, fermerët, bletarët, blegtorët etj.

Këshilltarit për Bujqësi, Flamur Sylejmani, shprehët për Opoja.net se ida në përgjithësi është e mirë, “Shërbimi këshillimor ka për qëllim dhënien e informatave tek fermerët, asistimin në zgjidhjen e problemeve të tyre, aftësimin e tyre në praktika të reja të prodhimit dhe në përdorimin e teknologjive të reja. Në përgjithësi, ideja është në këshillimin e tyre për t’i ngritur kapacitetet prodhuese, ngritjen e cilësisë së prodhimeve të tyre dhe ngritjen e konkurrencës në sektorët përkatës të kësaj fushe zhvillimore”, tha Sylejmani.

Projekt i financuar nga BE-ja dhe menaxhuar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë Komunikatë për Shtyp Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural aktualisht është duke bërë njoftimin për ndryshimet në reformimin e shërbimin këshillues publik te Kosovës për bujqësi dhe zhvillim rural.

Këto ndryshime janë duke u bërë në bashkëpunim me Drejtoritë komunale për Bujqësi. Objektivi i Shërbimeve të reja Këshilluese të Kosovës për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (SHKKBZHR) është që të përmirësojë komunikimin ndërmjet palëve kyçe të interesit për të mirën e të gjithë fermerëve dhe bashkësive rurale.

Palët kyçe të interesit përfshijnë këshilltarët publik dhe privat, fermerët, agro-përpunuesit dhe furnizuesit e inputeve bujqësorë, si dhe institucionet arsimore dhe kërkimore.

Komunikimi më i mirë ndërmjet këtyre grupeve pritet të përmirësojë: 1. cilësinë e trajnimit/këshillave në bujqësi dhe njohurinë e ekstensionit, bazuar në një sistem të qëndrueshëm; dhe 2. mbulimin kombëtarë të ofrimit të këtij shërbimi për fermerët dhe bashkësi rurale.

SHKKBZHR-ja do të formojë qendrën informative komunale (QIK) në secilën komunë. Kjo edhe do të jetë si bazë nga e cila këshilltarët komunal për bujqësi punojnë me orar të plotë për të: 1. ofruar konsultime-këshilla për fermerët; 2. siguruar fermerëve informacionin më të fundit dhe mundësi për trajnim; 3. ndihmuar fermerët që të marrin informata në lidhje me pagesat direkët në dispozicion dhe grante; 4. ndihmuar fermerët që t’i plotësojnë formularët e nevojshëm për aplikim; dhe 5. mbështetur fermerët në zbatimin e projekteve të financuara nga grantet.

Sipas SHKKBZHR-së, nga të gjithë këshilltarë komunal për bujqësi si dhe kolegët e tyre në sektorin privat (të cilët punojnë për OJQ-të, furnizues të inputeve dhe agro-përpunues) do të kërkohet që të certifikohen ashtu që të përmbushin një nivel të caktuar të kompetencës profesionale. Kjo do të mundësojë cilësinë e këshillave dhe të trajnimit për të përmbushur standardin uniform minimal në të gjitha komunat e Kosovës. Ndryshimet të cilat janë duke u bërë sipas SHKKBZHR-së janë te bazuara ne udhëzimit administrative që dalin nga Ligjin për Shërbime Këshilluese në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Qendra Informative Komunale QIK-u, të cilat janë hap gjer me tani janë 30 komuna si ne vijim: Lipjani, Ferizaj, Gjakovë, Pejës, Vitisë, Drenasit, Skenderajt, Shtimes, Fushe Kosovës, Junikut, Obiliqit, Novobërdës, Kamenicë, Kaçanik , Shtërpca, Suharekë, Mamush, Mitrovicë, Gjilan, Podujeva, Vushtrri, Kline, Malisheve, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Graqanic, Kllokot dhe Rahovec. Të marten me 17 Maj, 2016 nga ora 11:00h.në Dragash organizohet hapjen Qendra Informative Këshilluese Komunale për bujqësi QIKK-u.

© Opoja.net

Dëshmitë ndaj ish-drejtorit të Financave në Komunën e Dragashit, si dhe dy zyrtarëve komunal

Opoja.net

Dy raste të reja me Covid-19 në Dragash

Fari Kolloni

Në moshën 86-vjeçare ka ndërruar jetë Shaban Mejzini

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net