Zgjedhjet e para në nivel lokal në Kosovën e pasluftës janë organizuar më 28 tetor të vitit 2000.
Asokohe në Komunën e Dragashit patën marrë pjesë në votime rreth 78.4% të qytetarëve me të drejtë vote, ose 20.166 votues.
Lidhja Demokratike e Kosovës kishte fituar numrin më të madh të ulësve për këshilltar në Kuvendin Komunal të Dragashit. Nga kjo parti u zgjodhën këta dhjetë këshilltarë: Halim Shemsidini, Ymer Ademi, Hajriz Kryeziu, Kapllan Fetahu, Shaban Halimi, Hashim Jakupi, Asllan Zejnullahu, Islam Sallahu, Hysen Tytyri dhe Masar Piraj.
PDK në anën tjetër kishte arritur të zë gjashtë ulëse, për këta këshilltarë: Bedri Halimi, Ibrahim Gashi, Mitat Fejza, Rrahim Ymeri, Shaban Shabani, Hajriz Meleqi.
Goranët me partinë GIG kishin: Rustem Ibishi, Saćir Čučulj dhe Arun Aslani.
Ndërsa nga SDA ishin Sadik Idrizi dhe Usmen Baldži./Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.