Dragashi argëton diasporën me Festival folkloriko – burimor

Opoja.net Opoja.net Opoja

Për herë të parë në Komunën e Dragashit do të organizohet Festivali Mbarëkombëtar Folkloriko-Burimor “Opoja Vallëzon”

Komuna e Dragashit në bashkëpunim me SHKA “Bresana” organizon këtë festival për nder të diasporës.

Ansamblet që do të performojnë do të jenë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, me datat: 25, 26, 27 Korrik 2019 në orët e mbrëmjes.

Festivali do të mbahet në oborrin e shkollës fillore “28 Nëntori” në fshatin Bresanë, Komuna e Dragashit.

Ngjarja do të ketë karakter garues.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-