Drejtori Flurim Çengaj vizitoi paralele në Rrenc, prezenton edukatoren e re

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Gjatë ditës së sotme, drejtori i shkollës “Fetah Sylejmani” ishte për vizitë në paralelen e ndarë në fshatinë Rrenc. Në këtë vizitë është bërë prezentimi i edukatores së re para nxënesëve të klasës parashkollore, shkruan Opoja.net.

Një ditë pasi media e njohur kosovare, Kallxo, transmetoi një kronikë ku raportonte për protestën e disa prindërve në fshatin Rrenc, ka reaguar drejtori i shkollës Flurim Çengaj, kështu ka vizituar nga afër paralelen e ndarë në fshatinë Rrenc dhe ka njoftuar së procesi mësimore do të vazhdojë.

Postimi i plotë i drejtorit të SHFMU ”Fetah Sylejmani”, Flurim Çengaj

Sot, isha në vizitë në paralelen e ndarë fizike të SHFMU”Fetah Sylejmani” në Rrenc, e përgëzova edukatoren për fillimin e punës me këta fëmijë, në të cilët pashë fytyra të gëzuara.
Kjo paralele do të ketë përkrahjen time të pa rezervë drejt plotësimit të kushteve më të mira për këta fëmijë të cilët kanë filluar një rrugëtim të ri drejt shtigjeve të diturisë.

Dita e parë e shkollës është një moment ngazëllues, emocional dhe mbi të gjitha me një rëndësi të madhe, pasi u jep të gjithëve besim: mësuesve në punën e tyre plot sfida, prindërve në synimin për shërbim cilësor dhe nxënësve për arritje të shkëlqyera. “Është moment për të reflektuar në rolin madhor që ka edukimi në shoqëri”.
Do të jap kontributin tim si deri më tani, drejtë hapjes së dyerve për hapjen e vatrave të reja në lemin e edukimit dhe arsimit. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-