Drejtoria e Arsimit dhe MASHT vazhdojnë ngritjen e kapaciteteve për Kordinatorët e Cilësisë

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Ngritja e kapaciteteve për Koordinatorët e cilësisë. Problemet kryesore të sigurimit të cilësisë janë të lidhura me kapacitetin e ulët për të siguruar cilësinë në të gjitha nivelet.

Vlerësimi i performancës së shkollës është një gur themel i rëndësishëm i një sistemi efektiv të sigurimit të cilësisë. Sigurimi efektiv i cilësisë me bazë në shkollë bazohet në reflektim të vazhdueshëm dhe proces të përmirësimit nga të gjithë anëtarët e shkollës dhe partnerëve të shkollës.

Detyra kryesore e koordinatorit të cilësisë do të jetë mbikëqyrja dhe implementimi i procedurave të sigurimit të cilësisë në nivel shkolle dhe këshillimi i mësimdhënësve në këtë aspekt.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-