Drita e Gjilanit ka njoftuar se sot do ta mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media nga ora 13:00, shkruan Demokracia.com.
Në njoftimin e klubit gjilanas nuk është bërë e ditur arsyeja e kësaj konference për media.
Nënkampionia në fuqi e Kosovës një ditë më parë u eliminua nga Kupa e Kosovës në rrethin e 1/16-tës së finales nga Liria e Prizrenit me rezultat 1:2.
“Ju njoftojm qe klubi ynë FC Drita sot ne ora 13:00 mban konferencë të jashtëzakonshme per media. Ftojmë të gjitha mediat e interesuara të jene prezente ne zyret e klubit tek stadiumi kryesor”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.