“Dua të jem kampion bote”, djali i madh inkurajon Messin, ja çfarë shkruhej në letrën që i shkruajti

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Argjentina do të kërkojë Kupën e Botës për herë të tretë në histori. Në prag të finales së madhe, djali i Lionel Messit, Tiago ka dëshiruar të inkurajojë babain e tij përmes një letre.

Letra u publikua në Instragram nga bashkëshortja e Mesit, Antonela Rocuzo. Tiago kishte shkruar tekstin e këngës me të cilën argjentinasit festojnë të gjitha fitoret e mëdha që i sollën në finalen e Kupës së Botës në Katar.

“Kam lindur në Argjentinë, në vendin e Diegos dhe Lionelit, fëmijë nga Malvinas (Ishujt Falkland) që nuk do t’i harroj kurrë. Nuk mund t’jua shpjegoj se nuk do ta kuptonit finalet që humbëm, sa shumë qava për to. Por kjo përfundoi në Maracana, babai fitoi finalen me Brazucas. Djema, tani jemi përsëri të emocionuar, dua të fitoj të tretën, dua të jem kampion bote. Dhe ne mund të shohim Diegon, në parajsë duke inkurajuar Lionelin”, shkruhej në të.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-