Sot, orët e mësimit në shkollën fillore “Samidin Emini” në Kuk të Opojës, ishin të fundit për motrat, Xhenisa dhe Almisa, për shkak se të nesërmen do nisen drejt një shteti perëndimor për të filluar një jetë të re bashkë me familjen e tyre.
Ato sot u përshëndeten me mësuesit dhe bashkëmoshatarët e tyre, duke ruajtur kujtimet e tyre më të bukura.
Xhenisa dhe Almisa, nuk janë të vetmet që po largohen nga shkollat. Para tyre, janë larguar për një jetë më të mirë bashkë me familjarët edhe shumë nxënës. Dukuria e tillë ka prekur edhe shumë komuna të tjera të Kosovës. Në vendin tonë, numri i nxënësve në ciklin fillor dhe të mesëm dukshëm është ulur në 7 vitet e fundit.
//
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.