Dy Shkolla nga Dragashi në Finalen e Madhe të Garës së Robotikës

Opoja.net Opoja.net Opoja

Komuna e Dragashit ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Dy shkolla nga komuna jonë, SHFMU “Shaban Shabani” në Llopushnik dhe SHFMU “Ulina” në Kosavë, kanë siguruar pjesëmarrjen në finalen e Garës së Robotikës, e cila do të mbahet më 12 korrik 2026.

Ky kualifikim përfaqëson një arritje të madhe për arsimin dhe talentin e të rinjve të Dragashit. Nxënësit kanë dëshmuar përkushtim, kreativitet dhe aftësi të jashtëzakonshme në fushën e teknologjisë, programimit dhe robotikës, duke e renditur Dragashin ndër ekipet më të suksesshme në këtë garë prestigjioze.

Ekipi i SHFMU “Shaban Shabani” udhëhiqet nga mentori Leutrim Qengaj, ndërsa ekipi i SHFMU “Ulina” udhëhiqet nga mentori Arton Ajeti, të cilët me angazhimin dhe profesionalizmin e tyre kanë kontribuar në këtë sukses të rëndësishëm.

Urime nxënësve, mentorëve, familjeve dhe gjithë komunitetit arsimor për këtë arritje që na bën krenarë të gjithëve. Urojmë suksese të mëtejshme dhe paraqitje sa më dinjitoze në finalen e madhe!

💙🚀 Dragashi krenar me talentin dhe të ardhmen e tij!

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-