E mrekullueshme: Lindin dy binjakë në Kiev të Ukrainës

Opoja.net Opoja.net Kuriozitete

Për nënshtetasin amerikan Aleksander Spektor, lindja e djemve të tij binjakë erdhi me aq frikë aq edhe gëzim.

Dy fëmijët lindën para kohe nga një surrogate në kryeqytetin ukrainas Kiev javën e kaluar.

Spitali ku ata lindën u sulmua të martën. Stafi i spitalit postoi foto që tregonin dëmtime të konsiderueshme materiale nga forcat ruse.

“Sot ata u transferuan nga një spital ku nuk kishte strehë, nuk kishte bodrum”, tha Spektor për CNN të martën, përcjell lajmi.net.

Sa herë që fillonin të lëshoheshin sirenat e sulmit ajror të qytetit, stafi i spitalit dhe pacientët duhej të “vraponin nëpër rrugë në një kishë ku kishte bodrum”, shtoi ai.

Foshnjat tani janë transferuar në një spital të sigurt dhe të pajisur siç duhet. /Lajmi.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-