Vajza që u sulmua me thikë nga babai i saj në Prizren është jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin e konfirmoi për Ekonomia Online, Arsim Behramaj, drejtor i Klinikës së ORL-së në QKUK, ku viktima po trajtohet pas sulmit.
Sipas Behramajt, pas pranimit fillestar në Klinikën Emergjente, pacientja është transferuar në Klinikën e ORL-së për trajtim të mëtejshëm. Ai konfirmoi se lëndimet janë në regjionin e qafës, por pa dëmtime të enëve të mëdha të gjakut.
“Pacientja është jashtë rrezikut për jetë. Lëndimet i ka në qafë, fati që nuk ka lënduar ndonjë enë të gjakut”, tha për EO Behramaj.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

