Komuna e Dragashit ka publikuar njoftimin për dhënien e kontratës ‘Ujësjellësi kryesor – vazhdim i punimeve (projekt trevjeçar)’, vlera financiare e së cilës është 1,151.532.41 euro.
Kjo është hera e tetë me radhë që po shpallen fituesit e tenderit për rrjetin kryesor të ujësjellësit në Dragash, pasi që Organi Shqyrtues i Prokurimit vazhdimisht kishte marrë vendim për anulim të kontratës, duke i konsideruar si të bazuara ankesat e operatorit ekonomik Puna Sh.p.k dhe NN Info Plus për shkelje të një sërë nenesh të Ligjit të Prokurimit Publik.
Fitues i tenderit të rishpallur është grupi i operatorëve ekonomikë N.P.T.” Fanaj Inxhinjering ”; “LALA” SHPK.
Sipas njoftimit për dhënien e kontratës, nënshkrimi i saj ndërmjet autoritetit kontraktues dhe operatorëve ekonomikë do të bëhet më 10.07.2019. Shtatë ishte numri i tenderëve të pranuar gjatë procesit të prokurimit./Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.