E trishtë: Ky është 25-vjeçari nga Vragolia që humbi jetën në vendin e punës

Opoja.net Opoja.net Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kur një person ka humbur jetën tragjikisht në një objekt ndërtimi.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali i vdekur ka mbetur 25 vjeçari, Arbër Gërguri.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ngjarja është cilësuar si “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar shkakun e incidentit dhe për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në vendin e punës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-