Gjimnazi Hasan Nahi në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë Atmosfera organizon edicionin e pestë me radhë Gara e Intelegjencës “EUREKA 5”.
Me datën 16 Dhjetor 2017, ditën e shtune në ora 11:00 do të mbahet në të gjithë Kosovën në shkollat e përcaktuara nga Komunat përkatëse testi i fazës së parë të kësaj gare tashmë tradicionale të miratuar dhe të përkrahur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe DKA-të (Drejtoritë Komunale të Arsimit) në të gjithë Kosovën.
Gara EUREKA 5 sfidon dijen e mbi 2000 nxënësve më të mirë nga e gjithë Kosova të përzgjedhur nga Klasat e 9-ta nga më se 26 komuna të ndryshme të Kosovës.
Në mesin e 2000 nxënësve ku 64 nga ta janë nga Opoja do të përzgjidhen 250 finalistë ku do të garojnë në fazen finale të Garës Eureka e cila do të mbahet me 17 Mars 2018 , ora:11:00 në ambientin e Gjimnazit Hasan Nahi në Prishtinë.
Qëllimi dhe synimi i organizimit të kësaj gare është që të gjithë bashkarisht t’i dalim për zot brezit të ri të vendit tonë duke i inkurajuar dhe motivuar për dijen dhe shkencën dhe njëkohësisht duke rritur cilësinë e arsimit ku llogaritet si investim më i mirë për një të ardhme më të ndritur dhe sigurt për atdheun tonë, theksoi Drejtori i Gjimnazit Hasan Nahi z.Bashkim Çmega.
Në këtë garë i jipet mundësia që çdo nxënësi nga klasat e 9-ta të garojë, të zhvillojë mënyrën e të kuptuarit, arsyetuarit dhe logjikuarit të tij dhe të zbulojë talentin e vet.
Për komunën e Prishtinës testi i Eurekës do të mbahet në ora: 11:00në shkollën “Faik Konica” në Qendër të Prishtinës.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.