Edukimi i mirë – sjellja e bukur

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve.
Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin
(savs), mbi shokët e tij, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata që kanë
jetuar dhe kanë vdekur me besim në zemër.

Vëllezër të dashur!

Ka shumë gjëra të rëndësishme në jetën tonë dhe në jetën
e fëmijëve tanë, por me siguri gjëja më e rëndësishme është edukimi i mirë dhe
i bukur. Jo shumë kohë më parë, në procesin e edukimit, merrnin pjesë disa persona:
prindi, fqinji, shkolla, imami dhe mësuesi. Ata, madje dinin edhe t’ia tërheqin
veshin fëmijës, t’i jepnin ndonjë flakareshë, apo ta nxirrnin rripin e pantallonave,
që ndoshta nuk kanë qenë mjetet më të mira për edukim, por derisa shkolla ishte
‘institucion arsimor’, dhe derisa babai, fqinji, imami dhe mësuesi kishin
autoritet, edukimi ynë ishte i mirë.

Mirëpo, kur sistemet shtetërore e ndaluan dënimin e
fëmijëve, kur shkolla u bë vetëm ‘institucion publik’, kur babai e humbi
autoritetin në shtëpi, kur fqinji u bë: – çka din ai, hiqju atij!’ kur imami u bë:
– atij dëgjoja fjalën, por mos bën çka bën ai!; dhe kur mësuesi u bë ai; – nëse
rastësisht të qorton, menjëherë tregoi babait!’ – edukimi ynë ka ra në nivel
shumë të ultë.

Impuls shtesë negativ ka dhënë edhe teknologjia moderne,
e cila sot është praktikisht në dispozicion për të gjithë, dhe me ndihmën e saj,
neve dhe fëmijët tanë sot na edukojnë blogerët e ndryshëm, pseudo-predikuesit dhe
You Tube-ja.

Nëse vazhdon ky ritëm, ne dhe fëmijët tanë së shpejti do
të jemi dëshmitarë të kohës në të cilën disa njerëz, sikurse kafshët, publikisht
do të bëjnë marrëdhënie intime, ndërsa të tjerët do të thonë se kanë dëgjuar
nga prindërit e tyre se ekziston ‘njëfarë’ La ilahe il-lallah!

Më besoni se kjo kohë nuk është larg, sepse fillimet e
saj shihen në pornografi, e cila nuk është gjë tjetër veçse imoralitet publik,
dhe në faktin se në shumë vende të botës islame disa njerëz nuk dinë ta recitojnë
as Fatiha-n, e lëre më diçka tjetër. Ata vetëm e dinë se Allahu është Zot dhe
se Muhamedi është pejgamber. Kjo kohë quhet Ahiri-zeman ose Koha e
fundit
para Fundit të Botës dhe para Ditës së Gjykimit.

Prandaj, vëllezër të dashur!

Para se të bëhet tepër vonë, le ta marrin edukimin tonë
dhe edukimin e fëmijëve tanë në duart tona! Si do ta bëjmë këtë? Duke e marrë
në duart tona Librin e Zotit – Kuranin dhe fjalët e Pejgamberit (a.s.) –
Hadithin, të cilat janë në dispozicion për të gjithë neve dhe në gjuhë
të kuptueshme, pastaj t’i lexojmë dhe t’i zbatojmë në praktikë.

Le ta kujtojmë se hz. Aishja (r.a.), kur është pyetur për
moralin e Pejgamberit (savs), ajo ka thënë: “Morali i tij ishte Kurani!” Me
fjalë të tjera: “Pejgamberi (savs) ishte Kurani i cili ecën.”

Në lidhje me këtë, dëshiroj t’i përkujtojmë tri lidhje shumë
të rëndësishme të moralit tonë, të cilat neve dhe shoqërisë sonë, do të na
sjellin rezultate të mira në dynja, e në veçanti rezultate të mira do të na sjellin
neve në Ahiret.

Pejgamberi ynë (savs), ka porosit: “Unë i garantoj një
shtëpi nga anët e xhenetit për atë që e le polemikën edhe sikur të ketë të
drejtë, një shtëpi në mes të xhenetit për atë që e le gënjeshtrën qoftë dhe me
shaka
, dhe me
një shtëpi në pjesën më të lartë të xhenetit për atë që sillet mirë me
njerëzit.”
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

Vëllezër të respektuar!

Bëj apel për të gjithë neve që t’i lëmë debatet e
panevojshëm dhe të ruhemi madje edhe prej gënjeshtrave ‘të vogla’! Me fjalë të
tjera – le ta ruajmë gjuhën tonë, sepse ajo është arma jonë më e rëndësishme në
këtë kohë e debateve të mëdha dhe gënjeshtrave të ‘mëdha’, por ajo gjithashtu, edhe
është armë potenciale e vetë-shkatërrimit, e cila mund të na kushtojë
shtrenjtë, nëse nuk dimë ta trajtojmë siç duhet.

Në lidhje me këtë, le ta kujtojmë së bashku, rastin, kur një
herë sahabët e pyetën Pejgamberin (savs): “Çka është ajo që njerëzit më
shumë do t’i çojë në xhenet?”
Dhe ai u përgjigj: “Devotshmëria dhe
sjellja e bukur.”
Pastaj e pyetën: “Çka është ajo që njerëzit më
shumë do t’i çojë në zjarr?”
Dhe ai u përgjigj: “Gjuha dhe organet
gjenitale.”
(Tirmidhiu dhe Ibn
Hibbani)

Vëllezër të dashur!

Në fund, le t’i lutemi Allahut të Mëshirshëm:

– që të na ruajë nga sprovat e mëdha në fe, në familje
dhe në pasuri!

– që ta largojë nga zemrat tona urrejtjen dhe zilinë ndaj
njerëzve të tjerë;

– që mos të na mposhtë neve frika dhe pashpresa;

– që të na japë forcën për tu bërë mirë njerëzve;

– që të na i pranojë veprat tona të mira dhe të na i
mbulojë turpet tona;

– që ta çlirojë njerëzimin nga sprovat e sëmundjeve të
këqija dhe të na japë forcën për të vazhduar në luftën kundër tyre!

Le të strehohemi tek mëshira e Allahut dhe, le të
kërkojmë strehim tek Ai nga çdo e keqe.

Unë e them këtë
dhe kërkoj falje nga Mëshiruesi për veten time, për ju dhe për të gjithë
muslimanët e botës. (Amin!)                

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-