Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Elona Kamberi dekorohet nga Ministri Austriak i Bujqësisë
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Elona Kamberi dekorohet nga Ministri Austriak i Bujqësisë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj 23:19 - 28/10/2017 Kultura Opoja
Ndaje

Ajo këtë çmim ia ka dedikuar mikes së saj të ndjerë Dr. Vlorë Mehmetit e cila ditë më parë ndërroi jetë në moshë shumë të re.

Vjenë, 19 tetor 2017 – Mërgimtarja shqiptare Elona Kamberi, zyrtare e lartë për komunikim publik në Ministrinë e Bujqësisë dhe Mjedisit të Austrisë (femra e parë e huaj që punon në një kabinet ministror austriak), është dekoruar nga ministri Rupprechter me çmim special për kontributin e saj në projektin më të ri për zhvillim rural në Austri! Elona këtë çmim ia ka dedikuar mikes së saj të ndjerë Dr. Vlorë Mehmetit e cila ditë më parë ndërroi jetë në moshë shumë të re.

“Të dashur/a mike dhe miq! Mbrëmë kisha nderin të dekorohem nga shefi im – ministri i bujqësisë dhe mjedisit, z. Andrä Rupprechter – për kontributin tim në projektin më të ri për zhvillim rural në Austri. Çmimin ja dedikoj mikes sime tashmë të ndjerë Dr. Vlorë Mehmetit që më ishte model dhe inspirim në çdo aspekt. Të prehet në paqe shpirti i saj i ndritur, do ta kujtoj gjithmonë me kokën lartë!”, ka shkruar Elona në kohështrirjen e saj në facebook.

Elona Kamberi është e lindur në fshatin Blaç të Opojës ku e ka përfunduar edhe shkollimin fillor, ndërkaq në vitin 2004 emigroi në Vjenë të Austrisë ku vazhdoi gjimnazin dhe studimet në drejtimet shkenca politike dhe komunikim transnacional në gjuhet gjermanisht, anglisht dhe italisht. Karrierën profesionale e filloi si asistente për projekte shkencore në Universitetin e Vjenës. Në vitin 2012 filloi punën si gazetare në gazetën prestigjioze Austriake “Die Presse” ku punoi për dy vite në redaksinë për politikë të jashtme. Në vitin 2014 filloi punën si koordinatore për marrëdhënie ndërkombëtare në kabinetin e ministrit të bujqësisë dhe mjedisit, Andrä Rupprechter. Nga viti 2015 punon si zyrtare e lartë për komunikim publik dhe udhëheq redaksinë e kësaj ministrie. Paralelisht është duke përfunduar studimet postdiplomike për komunikim politik në Akademinë e Qeverisë së Austrisë. (Demir Reshiti)

© Opoja.net

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Kushtrim Guraj 23:19 - 29/10/2017 23:19 - 28/10/2017

Rubrika për Opojën

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!
19:42 - 22/05/2023
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Hapjen e Rrugëve Lokale në Komunën e Dragashit nga LMT-ja e KFOR-it Turk
20:43 - 18/05/2023

Blogu i ditës

LIVE
Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19:07 - 29/05/2023 Kosova
QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë
18:36 - 29/05/2023 Kosova
Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë
9:37 - 29/05/2023 Kosova
Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari
12:08 - 27/05/2023 Kronika
NATO bën thirrje për shtensionimin e situatës në veri
11:02 - 27/05/2023 Kosova
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

OpojaSport

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!

2 Min. Leximi
Opoja

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Hapjen e Rrugëve Lokale në Komunën e Dragashit nga LMT-ja e KFOR-it Turk

2 Min. Leximi
Opoja

CIMIC-u Italian dhuron pajisje në vlerë 8000 euro për Njësinë e Zjarrfikësve në Dragash

2 Min. Leximi
KulturaOpoja

SHKA Bresana fiton vendin e dytë në festivalin ‘Anadrinia Jehon’ në Dejnë të Rahovecit

2 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?