Emocione të veçanta në “Camp Nou”, Pique zbret në fushë me dy djemtë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Emocione në “Camp Nou”, stadium ku Gerard Pique po luan ndeshjen e tij të fundit me Barcelonën e tij të dashur.

Mbrojtësi i njohur spanjoll, ka vendosur të tërhiqet, teksa tifozët nuk i kursyen thirrjet në kor për të gjatë momentit që lojtarët zbritën në fushë.

35-vjeçari, i cili këtë sfidë mban shiritin e kapitenit, doli në fushë me dy djemtë e tij, ndërkohë që shokët e skuadrës kishin veshur fanella me emrin e tij në shpinë. Barcelona fitoi një penallti falë ndihmës së VAR-it në minutën e gjashtë në duelin ndaj Almerias.

Teksa të gjithë prisnin që ekzekutimin ta merrte përsipër Pique, pranë topit u vendos Robert Leëandoëski, i cili goditi keq. Topi preku shtyllën e jashtme dhe përfundoi jashtë. /Demokracia.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-