Opoja.net

Facebook, Instagram dhe WhatsApp jashtë funksioni, kompania reagon

Një bllokim total i disa prej rrjeteve sociale më të përdorura në botë po shkakton protesta dhe vështirësi të ndryshme në miliarda klientët e tyre.

WhatsApp, Facebook dhe Instragram, tre aplikacionet më të përdorur anë botë dhe që i përkasin Mark Zuckenberg, prej orës 15.59 janë të paarritshme nga çdo anë e botës, duke vështirësuar jo pak komunikimin ndërkombëtar që mbështetet pjesërisht në këto platforma.

Dicka e tillë ka ndodhur edhe në 19 marsin e kaluar, me shërbimin që u bllokua rreth një orë. Zëdhënësi i Facebook Andy Stone u detyrua të përdorë platformën rivale Twitter për të kërkuar ndjesë për vështirësitë.

“Ne e dimë se disa përdorues kanë probleme në qasjen në aplikacionet tona. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”. thuhet në njoftim.

710

A mendoni se keni nevojë për të terhequr para nga trusti juaj ?

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net