Komuna e Sharrit, falë pozicionit gjeografik renditët ndër komunat më të pasura me bimë aromatike dhe mjekësore një numër i të cilave madje rritën vetëm në bjeshkët e kësaj komune.
Këtë e ka vërejtur Shemsidin Domuzeti nga fshati Pllajnik i trevës së Opojës i cili me këtë punë filloi vite më parë së bashku me të gjithë familjën e tij, duke e parë se marrja me grumbullimin dhe kultivimin e bimëve aromatike dhe mjekësore (boronica, aguliqe, fruta mali) është mjaftë fitimprurëse, ka ngritur një pikë grumbulluese në të cilën bën edhe pastrimin, seleksionimin, klasifikimin, e këtyre bimëve të cilat më pas kanë për destinacion eksportin.
Në këtë biznes Shemsidini e ka angazhuar tërë familjen e tij, bashkëshorten e tij Azemine Domuzeti e ka bërë fermere të çertifikuar, ndërsa përfitues janë edhe një numër i konsideruar i banorëve të kësaj zone të cilët nga grumbullimi i këtyre bimëve realizojnë të ardhura të konsideruara madje një pjesë e madhe e tyre sigurojnë edhe ekzistencën. /Opoja.net/
Për tu informuar më shumë për këto bimë (boronica, aguliqe, fruta mali, etj) ju mund të kontaktoni në këtë numër telefoni 044 203332.