Faza e dytë e Zhvillimit të Integruar Territorial për Dragash

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot kanë lansuar fazën e dytë të projektit Zhvillimi i Integruar Territorial (INTERDEV).

Sot u nënshkrua marrëveshja nga kryetari i Komunës z.Salim Jenuzi për vazhdimin e Projektit “Zhvillimi i Integruar Territorial” (InTerDev) 2, financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe realizuar nga UNDP. Nga sot do të lansohet projekti tre vjeqar InTerDev 2, që do të implementohët në Komunën e Dragashit, Komunën e Shtërpcës dhe në Komunën e Vitisë.

Gjatë fazës së parë trevjeçare, INTERDEV ndihmoi mbi 750 gra dhe burra të gjejnë punë dhe përmirësoi jetën e më tepër se 2600 anëtarëve të familjeve në komunat Dragashit dhe Shtërpcës.

Duke parë se ky projekt arriti t’i adresojë disa nga sfidat më madhore, me të cilat ballafaqohen qytetarët, ADA dhe UNDP do të lansojnë fazën e dytë të projektit INTERDEV i cili do të zgjasë deri në janar të vitit 2020 dhe do të përfshijë edhe Komunën e Vitisë. /Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-