Fetvaja e Reshid Rida, në lidhje me shitjen e tokës palestineze…

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Fetvaja e dijetarit dhe reformatorit të madh islam Reshid Rida, në lidhje me shitjen e tokës palestineze dhe tradhëtinë e Palestinës

Muhamed Reshid Rida (1865-1935), ishte dijetar i njohur islamik dhe reformator i mendimit dhe praktikës fetare të muslimanëve. Ai ishte redaktor i revistës El-Menar, përmes së cilës kritikoi dhe paralajmëroi për të gjitha llojet e risive dhe ideve të gabuara,të cilat kishin zënë rrënjë në mesin e muslimanëve në atë kohë. Ndër të tjera, ai ishte shumë i interesuar për të a.q. çështjen palestineze, përkatësisht, pushtimin dhe uzurpimine tokës palestineze nga sionistët, me ndihmën e Britanisë së Madhe dhe disa sundimtarëve muslimanë. Ai lëshoi ​​një fetva të veçantë rreth tregtisë me tokën palestineze, e cila, mendojmë se është aktuale dhe e dobishme për shkak të ngjarjeve në lidhje me Palestinën dhe lidhjene marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me entitetin sionist nga ana e disa vendeve të Gjirit, andaj po e sjellimnë tërësi:

“Kush u shet diçka nga toka e Palestinës
dhe rrethinat e saj hebrenjve ose britanikëve, sikur të kishte shitur xhaminë
Al-Aksa ose sikur ta kishte shitur të gjithë vendin. Sepse ajo që ata blejnë
është mjet dhe mënyrë për ta vënë në rrezik tërë Hixhazin. Koka ose qafa në
këtë vend është si koka në trupin e njeriut, sepse Palestina, sipas Islamit,
konsiderohet si e mirë publike islamike ose muslimane, dhe jo pronë private,
personale. Pronësia mbi një pjesë të tokës muslimane nga ana e pushtuesit është
e pavlefshme, dhe është tradhti ndaj Allahut, ndaj të Dërguarit të Tij (sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem) dhe ndaj amanetit të Islamit.

Unë këtu nuk po i përmenditë gjitha ato
që i meriton kryerësi i kësaj tradhëtie, por ju sugjeroj të gjithë atyre që
besojnë në Allahun, në Librin e Tij, dhe pejgamberin e Tij të fundit, Muhamedin
(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), që ta transmetojnë dhe përhapin këtë gjykim
të sheriatit nëpër qytetet dhe vendet tjera, me thirrje për bojkotimin e tradhtarëve
të cilët këmbëngulin në tradhtinë e tyre, në gjithçka, nga çdo bashkëpunim dhe
biznes me ta, nga martesa, madje edhe nga mos përgjigja në selam
(përshëndetje).

Imam Musliminë Sahihun e tij ka regjistruar
hadithin, në të cilin përmendet se Allahu i ka premtuar Muhamedit (sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem), se ummeti i tij nuk do të skllavërohet dhe shkatërrohet nga
armiku i jashtëm, edhe nëse ata mblidhen nga të gjitha anët, derisa vetë
muslimanët t’i lejojnë ta bëjnë këtë, dhe derisa muslimanët të shkatërrojnë dhe
skllavërojnë njëri-tjetrin. Pushteti Islam nuk do të zhduket, përveçse përmes
tradhtisë së muslimanëve, prandaj pendohuni tek Allahu, o tradhtarë!

Allahu i Lartësuar ka shpallur:

“O besimtarë! Mos e tradhëtoni Allahun
dhe Pejgamberin, se e keqpërdorni amanetin tuaj, e këtë ju e dini,dinie se
pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, dhe se vetëm te Allahu është
shpërblimi i madh.”
(El-Enfal, 27-28)

saff.ba

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-