Opoja.net

Filloi mbarë Testi i Maturës Shtetërore 2021 në komunën e Dragashit

 

Testit të Maturës Shtetërore 2021 është duke u mbajtur sot në komunën e Dragashit.
Për të parë nga afër mbarvajtjen e testit në SHML “Ruzhdi Berisha” ishte edhe Drejtori i Arsimit Vloran Cenaj.

Kjo vizitë është bërë për të parë nga afër procesin e testimit dhe për të marrë informata për rrjedhën e mbajtjes së testit.
Ne presim rezultate reale dhe urojmë që nxënësit të kenë suksese!

Në të gjithë Kosovën janë rreth 23 mijë nxënës që po i nënshtrohen testit të maturës, prej tyre 178 nga komuna e Dragashit.

Matura shtetërore është provim përfundimtar i standardizuar i cili vërteton përfundimin e shkollës së mesme të lartë. Gjithashtu, matura shtetërore dëshmon shkallën e aftësimit të kandidatit për vazhdimin e shkollimit terciar apo punësimit. Ky provim për herë të parë u organizua në vitin akademik 2005/2006. Provimi i maturës shtetërore është një ndër vlerësimet më të rëndësishme të arsimit para-universitar në Kosovë.

Si një provim i standardizuar, provimi i maturës ka për qëllim të mat njohuritë, shprehitë dhe shkathtësitë e fituara gjatë procesit mësimor të shkollimit sekondar.

Dragash, ia theu xhamat e veturës dhe e pastaj e sulmoi fizikisht

Opoja.net

Tre meshkuj dhe një femër rrahën mes veti në Dragash

Opoja.net

Rrahje në Dragash, bëhet për spital një person

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net