Filloi turniri i futbollit të vogël për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë

Opoja.net Opoja.net Opoja Sport

Filloi turniri i futbollit të vogël me nxënës dhe arsimtarë të shkollave fillore për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë

Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, sot u zhvillua faza e parë e turneut të futbollit të vogël me arsimtarë.

Të nesërmen duke filluar nga ora 13:00 në Q.S “Aroma” në Kuk do të vazhdohet me fazën e parë me nxënës.

Krahas turneut të futbollit do të organizohet dhe turneu i volejbollit me vajza në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha”.

Në hapjen solemne të fillimit të turnirit të pranishëm ishin zyrtarë të Komunës së Dragashit.
Nënkryetari- z. Resul Fetahu
znj. Liridona Piraj-Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport- dhe
z.Veton Halili – Shefi i Kabinetit të Kryetarit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-