Komuna e Dragashit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i rrugës nga fshati Azplluxhe e deri tek Turbja, raporton TV Prizreni.
Ky është njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të komunës së Dragashit, konkretisht ju nga fshatrat Zaplluxhe, Blaç dhe Bresanë, ju informojmë se asfaltimi i aksit rrugor nga Zaplluxhe në Tyrbe ka filluar nga sot.
Ndërmarrja që bën punën kërkon që ju të zvogëloni pjesëmarrjen në komunikacion për tre ditët e ardhshme në këtë aks rrugor.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.