Fillon hartimi i planeve rregulluese për PK “Sharri”

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Në kuadër të aktiviteteve për fillimin e hartimit të Planeve Rregulluese për zonat e veçanta në PK Sharri, drejtori i PK “Sharri”, Bajram Kafexholli, z.Daniel Bogner ekspert i projektit KEP dhe z. Tush Markaj ekspert vendor i projektit, kanë takuar Kryetarin e Komunës së Dragashit z.Shaban Shabani, Drejtorin për Urbanizëm Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit z.Bean Hadžihasan dhe Drejtorin e Arsimit z.Vloran Cenaj, me të cilët kanë diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit për hartimin e këtyre planeve, një nga të cilat shtrihen në territorin e komunës së Dragashit.

Z. Kafexholli drejtor i DAPK “Sharri” dhe koordinator i komponentes se tretë të programit KEP (Programi Mjedisor për Kosovën), informoi përfaqësuesit e Komunës së Dragashit, për qëllimin dhe aktivitetet e projektin që po mbështetet nga Qeveria Suedeze, përkatësisht nga Agjencioni Suedez për Zhvillim Ndërkombëtarë-SIDA, dhe në mënyrë më specifike rreth komponentës së tretë të projektit që ka për qëllim fuqizimin e menaxhimit të zonave ndërkufitare të natyrës.

Kryetari i Komunës së Dragashit shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim dhe mbështetje për hartimin e planeve rregullues për PK Sharri. Hartimi i planeve rregulluese për zonat e veçanta në kuadër të PK Sharri, do të ndihmojë në zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre zonave dhe në përmirësimin e infrastrukturës përkatëse.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-