Fillon shkollimi i trajnerëve të hendbollit kosovar

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Të premten ka nisur Moduli i parë i kategorisë së parë për shkollimin e trajnerëve kosovarë të hendbollit. Shkollimi bëhet sipas RINCK Konventës së EHF-së, program ky për shkollimin e trajnerëve.

Shkollimi ka nisur në lokalet e AAB-së në Fushë Kosovë.

Në ceremoninë e fillimit të trajnimit prezent ishte nënpresidenti i FHK-së, Enis Idrizi dhe Fitim Arifi nga Akademia Olimpike e Kosovës. Të dy kanë folur për rëndësinë e shkollimit për trajnerët e rinj dhe lojtarët që synojnë në të ardhmen të bëjnë karrierë trajneri.

Shkollimi i trajnerëve bëhet në bashkëpunim me KOK-un, përkatësisht Akademinë Olimpike.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-