“Klithma” është shpërblyer me çmimin “Best Short Film” në West Nordic International Film Festival në Alesund të Norvegjisë.
Filmi “Klithma” në regji të Korab Lecaj ka fituar çmimin kryesor “BEST SHORT FILM” ne edicionin e 7-të të West Nordic International Film Festival i cili mbahet tradicionalisht në Alesund të Norvegjisë. Filmi “Klithma” është përzgjedhur si më i miri nga juria ndërkombëtare e përbërë nga: -Stefan Uhrik, skenarist/dramaturg nga Çekia -Pal Kristian Lindseth, kritik i filmit/gazetar i radios nga Norvegjia -Anne Kjersti Bjorn, regjisore nga Norvegjia Për regjisorin Korab Lecaj, ky çmim ka një domethënie të madhe. “Për vet faktin se filmi ynë ka qenë në garë me 30 filma nga e githë bota dhe është përzgjedhur si më i miri nga një juri ndërkombëtare, emra të njohur në kinematografisë evropine, kjo e bën edhe me të rëndësishëm çmimin kryesor për filmin “Klithma””.
Lecaj thotë se mbi të gjitha rëndësi të madhe ka shfaqja e temës së filmit përpara publikut norvegjez, i cili flet për dhunimin seksual të meshkujve shqiptar gjatē luftës së fundit nga paramilitarët serb. “Kam pasur rast te bisedoj me publikun norvegjez, pas shfaqjes se filmit. Ata janê trondit nga tema, nga rrëfimi. Madje thonin se është hera e parë që dëgjojnë se në Kosovē përveç grave, serbët kanë dhunuar edhe meshkuj”, ka deklaruar regjisori Lecaj. Edhe për aktorin që luan rolin kryesor në film, njëherësh ko-skenaristin e filmit, Hazir Haziri, ky çmim i jep një dimension tjetër sukseseve të filmit “Klithma”.
“Të fitosh çmimin kryesor ne një garë me filma të shpërblyer nëpër festivale të ndryshme, kjo do të thotë se filmi ynë është në nivelin e filmave që vijnë nga vende me kinematografi të zhvikuar”, ka thënë aktori Haziri. E anëtarja e jurisë, regjisorja norvegjeze Anne Kjersti Bjorn ka deklaruar se: “Kam qenë me fat të jam anëtare e jurisë një festival ku ka fituar një film shumë i rëndësishëm nga Kosova “Klithma” ku na jep një mesazh tronditës se në luftëra nuk vetëm gra të dhunuara. Përdhunimi është një armë efektive pasi që ua vjedh viktimave krenarinë dhe njerëzimin e tyre”, ka deklaruar anëtarja e jurisë Anne Kjersti Bjorn.
“Klithma” ka qenë në garë me 30 filma nga SHBA-tê, Norvegjia, Franca, Gjermania, Zelanda e Re, Kanada, Italia, Turqia, Austria, Irani, Gjermania, Izraeli, Kolumbia, Suedia, Spanja, Rumania etj. Festivali West Nordic International Film Festival është mbajtur nga 24-26 tetor në kinemanë Lovenvold në Alesund të Norvegjisë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.