Finalizohet marrëveshja për asfaltimin dhe kubëzimin e rrugëve në Restelicë dhe Radeshë

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, ka pritur sot përfaqësuesit nga projekti DEMOS/HELVETAS, z.Prend Krasniqi dhe znj.Saranda Husaj Baraliu. Gjatë takimit u finalizua nënshkrimi i Marrëveshjes për Mbështetje Financiare të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe kubëzimi i rrugëve në regjionin e Gorës në Dragash (fshatrat Restelicë dhe Radeshë)”, i cili do të financohet nga Skema e Grantit për Performancë Komunale.

Ky projekt, me një vlerë të përgjithshme prej 126,738.95 euro, do të financohet kryesisht nga DEMOS me shumën prej 124,738.95 euro, ndërsa Komuna e Dragashit do të marrë pjesë me një kontribut prej 2,000 euro. Sipas marrëveshjes, punimet do të përfundojnë brenda vitit 2025, duke sjellë përfitime të mëdha për komunitetin lokal në Restelicë dhe Radeshë.

Kryetari Xheladini ka falënderuar përfaqësuesit e projektit DEMOS/HELVETAS për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe jetës së qytetarëve të kësaj zone.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-