Finalja mes Argjentinës dhe Francës, zbulohet shuma e shpërblimit për fituesin e “Katar 2022”

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Argjentina dhe Franca janë dy kombëtaret që do të ballafaqohen në finalen e madhe të Kupës së Botës “Katar 2022” më 18 dhjetor, shkruan Demokracia.com.

Kombëtarja e Francës u kualifikua në finale të Kupës së Botës, duke triumfuar 2:0 në gjysmëfinale kundër Marokut. Në anën tjetër, Argjentina të martën mbrëma fitoi 3:0 kundër Kroacisë duke siguruar “biletën” për në finale pas tetë vjetësh.

Tashmë dihet edhe shuma e shpërblimit për fituesin e kësaj finaleje.

Kur jemi tek kompeticioni i këtij viti, vendi i parë do të shpërblehet me 40 milionë euro, shumë kjo që do të shkojë tek Argjentina apo Franca.

Vendi i dytë do të fitojë 29 milionë euro dhe për të të tretin 26 milionë euro. Shuma prej 40 milionë eurove është shifra më e madhe që ndonjë kombëtare ka marrë ndonjëherë.

Finalja e botërorit luhet të dielën nga ora 16:00./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-