Foden dëmtohet, mund ta humbasë finalen e Evropianit

Opoja.net Opoja.net Sport

Phil Foden ka pësuar lëndim dhe mund të mos jetë i gatshëm për finalen e “Euro 2020”, transmeton Sinjali Sport.

Selektori anglez, Gareth Southgate duhet të mendojë sesi t’i qaset finales së “Euro 2020” pa Phil Foden, sepse futbollisti i Manchester Cityt ka pësuar lëndim.

Në fakt, Foden sot nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore me shokët e skuadrës.

Sipas mediave angleze ai ka pësuar një lëndim në gju ditën e djeshme gjë që ka pamundësuar paraqitjen e tij në seancënp stërvitore.

Mirëpo, ka shumë gjasa që ai të mbesë jashtë finales së “Euro 2020” që do të zhvillohet nesër ndaj Italisë. /Gazeta Sinjali Sporti/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-