Opoja.net

Franca e gjobiti me 220 milionë euro Google

Agjencia rregullatore franceze gjobiti Google me 220 milionë euro pasi mësoi se kompania kishte abuzuar me pozicionin dominues në treg për të vendosur reklama në internet.

Gjoba është pjesë e një zgjidhjeje të arritur pasi tre grupe mediatike News Corp, Groupe Rossel e Belgjikës dhe Le Figaro e Francës akuzuan Google për një monopol në shitjen e reklamave për faqet e internetit dhe aplikimet.

Autoriteti francez i konkurrencës zbuloi se Google u ofron klientëve hapësirë për reklama përmes platformave AdX dhe Doubleclick Ad Exchange, të cilat janë në pronësi të Google, raporton cnn.

Grupet e mediave që kërkojnë hapësirë reklamuese në faqe ose aplikacione mobile përmes konkurrentëve kanë zbuluar se Google përdor metoda të caktuara që nuk janë në përputhje me rregullat e biznesit për të dëmtuar konkurrencën.

Siç thuhet, Google pranoi vendimin e rregullatorit francez dhe kompania u angazhua për të ndryshuar politikën e shitjes së hapësirës reklamuese.

Rregullatorët francezë dhe të tjerë evropianë kanë ushtruar presion mbi kompani të tilla si Facebook, Google dhe Amazon në muajt e fundit për t’i kërkuar atyre që të ndryshojnë politikat e tyre të biznesit.

Problemi më i madh, siç u theksua nga rregullatorët evropianë, lidhej me çështjet e mbrojtjes së privatësisë së përdoruesve dhe problemet e përdorimit të pozitës monopolistike në treg.

Ushtria amerikane kërkon një armë që ‘vret’ dronët

Merlinda Guraj

Krijohet një robot i cili mund të kujdeset për pacientët e prekur me COVID-19

Merlinda Guraj

Ikona e Windows 95 hyn në histori

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net