Kombëtarja e Francës është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Botës “Katar 2022” pas fitores ndaj Polonisë.
“Gjelat” triumfuan 3:1 ndaj kombëtares polake në “Al Thumama Stadium” në Doha, shkruan Demokracia.com.
Olivier Giroud hapi llogarinë në minutën e 44-të me një gol të bukur, falë edhe asistimit të Mbappes. Ky gol e bëri Giroudin golashënuesin më të mirë në histori të Francës me 52 gola.
Golin e dytë për Francën e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 74-të me një goditje të fuqishme.
I njëjti futbollist nuk u ndal me aq. Mbappe realizoi golin e tretë në minutën e parë shtesë.
Krejt çfarë bën polakët në këtë sfidë ishte goli i Lewandowskit nga penalltia në minutën e shtatë shtesë.
Franca në çerekfinale do të ballafaqohet me fituesin e takimit Angli – Senegal./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.