Ftohtë e borë, ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

Opoja.net Opoja.net Kosova

Nga e marta dhe mërkura më shumë si rrebeshe të shkurta bore. Ditëve të para të javës edhe do të fryjë erë e ftohtë veriore, e ndjeshmëria subjektive e temperaturës, apo windchilli, do të jetë edhe më i ftohtë edhe deri në -10C.

Trashësia e borës varësisht nga relievi mund të shkojë deri në 10cm e 15cm, e në vise malore mbi 30cm.

Nga dita e enjte nën kushtet e motit të kthjellët dhe depërtimit të acarit në rajon, temperaturat do të pësojnë rënie më të ndjeshme, por se nga e premta me një tendencë në rritje.

Erërat e theksuara veriore që fryjnë në këto ditë do të mbajnë ndotësit ajror të shpërndarë, e pas këtyre ditëve të fundjavës, me indeks në vlera të dobëta e shumë të dobëta, cilësia e ajrit do të shënojë përmirësim dhe kryesisht do të jetë në vlera të mira e të pranueshme. Vetëm me qetësimin e erës nga pjesa e dytë e javës indeksi sërish mund të kaloj në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

11.01 – Mbetet mot i ftohtë, me erë e kryesisht me vransira. Kohëpaskohe priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

12.01 – Mot i ftohtë, me vransira e ditën edhe intervale me diell. Herë herë me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

13.01 – Mot i acartë, paradite me vransira e gjatë ditës me kthjellime.

14.01 – Mot i acartë, kryesisht me diell gjatë ditës.

Temperaturat në të dy vlerat ekstreme pësojnë rënie të ndjeshme gjatë kësaj jave. Minimalet pritet të zbresin nga 0C e -1C edhe nën -10C, deri në -12C të enjten në mëngjes, e maksimalet nga 1C ditën e hënë, zbresin në -2C e -5C nga mesi i javës, por se nga dita e premte pritet të shënojnë rritje edhe deri në 2C.

Ditëve të para të javës do të fryjë erë më e vazhdueshme, e ftohtë, mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga verlindja 5-14m/s, vende-vende me hove edhe deri në 16m/s apo 60km/h.

Shtypja atmosferike në fillim të javës pëson rënie nën vlera normale, e më pas me rritje të shpejtë lartë mbi vlera normale.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-