Mbrëmë në Prizren është arrestuar një person i gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete për kundërvajtje, ka fyer dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, shkruan PrizrenPress.
Në raportin ditor thuhet se zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Opoja.net/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.