Gani Sejdiu bëhet me skuadër të re, zyrtarizohet te klubi kosovar

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu është bërë me skuadër të re.

Tekniku mitrovicas pak çaste më parë është zyrtarizuar te klubi i Phoenix, shkruan Demokracia.com.

“I’u njoftojmë qe në sezonën ardhshme drejtimin e skuadrës tonë e merr trajneri i mirënjohur Gani Sejdiu. Klubi ynë gjithë punën dhe përpjekjet për inkuadrimin në elitën e futbollit kosovarë i’a beson trenerit Gani Sejdiu i cili mbartë në vete trofe të shumta të fituara nepër klube të medha kosovare”, thuhet në njoftimin e klubit.

Phoenix-Banjë bën gara në Grupin A të Ligës së Parë. Ata kanë 22 pikë në pozitën e katërt tabelore.

Gani Sejdiu është trajner që ka drejtuar shumë skuadra kosovare të futbolli dhe jo vetëm.

Sejdiu më parë ishte shef i shtabit teknik te Drenica, Vëllaznimi, Ballkani, Trepça ’89, Feronikeli, Besa e disa skuadra të tjera./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-